Kolaps i plotë/ Të sëmurët me Covid dynden për bombola oksigjeni te pikat e saldimit

0
102

Bombolat me oksigjen janë më të kërkuarat aktualisht në tregun e Covid. Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore. Në rrethe situata është kaotike.

Këtu jemi në Fier. Rezulton se qindra të sëmurë trajtohen me oksigjen nëpërmjet bombolave të improvizuara.

Jashtë kamerave farmacistët thonë se aparatet e oksigjenit janë shumë të shtrenjta, duke i udhëzuar të sëmurët drejt pikave të saldimit.

ABC ka qenë në një nga 2 pikat e licencuara në Fieri. Në të dyja njësitë furnizohen me oksigjen 80 deri në 100 pacientë në ditë. Janë bombola të destinuara për të furnizuar me oksigjen pajisjet e saldimit, por tani me pandeminë janë shndërruar në aparate frymëmarrjeje.

12 mijë lekë kushton mbushja e kësaj bombole me oksigjen dhe përdorimi i saj nuk zgjat më shumë se 6 orë. Ato mbushen në Tiranë dhe më pas shiten në Fier. Janë vetë pronarët që të tregojnë si funksion kjo bombol.

Për mbushjen të japin garanci, ndërsa për nivelin e oksigjenit që duhet të marrë i sëmuri, natyrisht që nuk flasin dot. “Bombolat janë me kolaudim”, tha shitësi. Ai thotë se kërkesat janë të shumta. Nuk mund t’u përgjigjet dot të gjithë të sëmurëve me covid. “Edhe me kaq nuk ia dalim dot. Kemi shumë kërkesa”.

Shitësi flet edhe për incidentin që i ndodhi të moshuarit në Tiranë, i cili rrezikoi jetën për shkak të përdorimit të bombolës së oksigjenit në shtëpi. “Ajo që ndodhi mbrëmë, do të ketë pasur ndonjë ngrohtësi afër, s’ka mundësi tjetër. Ose ka qenë e pisët bombola. Mund të ketë pasur gaz tjetër brenda, ka mbaruar dhe e kanë mbushur me oksigjen. S’ka lidhje me oksigjenin, oksigjeni nuk jep probleme” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here