Basha denoncon sërish: Ndërkohë që Rama cicëron gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë po falimenton

0
85

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me takimet ne terren, ku qytetaret shprehin shqeteismet e  tyre per situaten e renduar ekonomike.

Nepermjet nje positmi ne Facebook Basha shprehet se Rama shpenzon të gjithë kohën duke cicëruar gënjeshtra, dhe nuk merret me hallet dhe ekonomine e qytetareve.

Postimi i plote:

Ndërkohë që Rama shpenzon të gjithë kohën duke cicëruar gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë po falimenton.
Të dhënat krahasimore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dëshmojnë se Shqipëria është ekonomia më e nënfinancuar e Ballkanit Perëndimor.

Për 7 vite rresht Rama e ka shkatërruar ekonominë. Mijëra dyqane dhe njësi shërbimi si biznesi i Artan Muratit po vuajnë rënien e fortë të xhiros. Bizneset e vogla po marrin kredi për të mbaJtur hapur derën. Prej muajsh nuk nxjerrin asnjë fitim. Vendet e punës i kanë shkurtuar. Komunitetet rreth tyre janë varfëruar më shumë.

Kanë pritur që qeveria t’i ndihmojë një herë të vetme, siç kanë paguar taksat rregullisht. Por Edi Rama nuk ka kohë për problemet e shqiptarëve që e nxjerrin vetë bukën e familjeve të tyre. Edi Rama nuk ka as para për bizneset që mbajnë me bukë familjet e komuniteteve të tyre. Sepse taksat që mbledh prej tyre, Edi Rama i ndan me miqtë e tij.

Kjo është arsyeja pse Rama nuk u jep ndihmë financiare qytetarëve që po vuajnë nga kriza e COVID-it.

Ne do ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne do të kujdesemi për biznesin, do të kujdesemi për të vetëpunësuarit, do të kujdesemi për të gjithë qytetarët dhe do të japim ndihmë financiare për çdo qytetar. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë.

Fotografia e Lulzim Basha
Fotografia e Lulzim Basha
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here