Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbejnë trupat e 200 të vrarëve

0
9

Azerbajxhani dhe Armenia kanë shkëmbyer trupat e 200 të vdekurve që kanë humbur jetën në rajonin e Nagorni-Karabakut.

Sipas një njoftimi të bërë nga kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer trupat janë shkëmbyer në prani të paqeruajtësve rusë.

Më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë në një konflikt gjashtë-javor midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Zona, e cila është kontrolluar nga armenët për një çerek shekulli, konsiderohet pjesë e Azerbajxhanit nga Kombet e Bashkuara.

Azerbajxhani ka bërë fitime të konsiderueshme territoriale në ofensivën e fundit ushtarake që filloi në fund të shtatorit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here