Artan Fuga tregon si e kaloi covid-19: Nisi me kollë e rrufë, ja terapia që ndoqa…

0
117

Profesori i komunikimit Artan  Fuga, në një intervistë në “News 24”, tregoi simptomat që kaloi, gjatë kohës që ishte i infektuar me Covid-19.

Fuga u shpreh se kishte humbje nuhatje dhe shijeje, gjithashtu kollë e rrufë.

“Në këto situata, duhet të mendojmë për ata persona që kanë humbur jetën dhe të afërmit nga kjo pandemi, të gjitihë ata mjekë që përballen me Covid-19 dhe të mendojmë për ata njerëz që vuajnë nga pasojat ekonomike e sociale që vijnë nga pandemia. Si pacient, kalova disa simptoma, kisha humbje nuhatje e shije, rrufë, kollë.

Po, e kam bërë tamponin. Për dy javë kalova simptomat. terapia ishte ajo që marrin të gjithë, vitamina C, D. Kjo ishte pak a shumë. Kam pasur kujdes edhe me kontaktet, kam qenë dhe do jem edhe nja 10 ditë në izolim. Duhet që të gjithë të kalojmë situatën aktuale delikate”, tha Fuga.

 

Artan Fuga theksoi se mësimi që jepet në televizionin publik shqiptar është problematik. Ai shtoi se është partizan i mësimit online në shkolla dhe në universitete.

 

“Unë jam partizan i mësimit online, në shkolla dhe në universitete. Nuk ka kuptim që studentëve t’ju thuash që merr një degë, ai ndjek mësimin online dhe ai mund të marrë edhe disa diploma. Kjo bën që të mos personalizohet raporti mes studentëve dhe pedagogëve. Niveli i mësimeve në televizionin shtetëror së paku në lëndët shoqërore është në nivele mediokre.

Nuk po flas për klasën e parë, por klasat e tjera është problem. Thuhet se ç’janë këto mësime online, do thonë, por aksesi tashmë online është i madh. Dija mund të merret në telefon, në kompjuter. Duhet që të mos ketë familje shqiptare pa internet, duhen politika sociale për këtë, përndryshe mbetemi pas botës. Televizioni del dhe shpjegon me një dërrasë të zezë, pa cilësi”, u shpreh Fuga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here