Albin Kurti: Me Ramën kemi qëndrime të ndryshme për Serbinë. Nuk e di përse nuk guxon…

0
130

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur etiketimit indirekt që i bëri kryeministri Edi Rama të enjten në “Open” kur tha se Kurti ishte “i paaftë në luftën diplomatike të Kosovës”. Në një konferencë për mediat, Kurti, tha se dihet se me Ramën nuk ndajnë të njëjtat qëndrime, e këto ndarje në raport me Serbinë, e pengojnë Shqipërinë dhe Kosovën të bashkohen si komb.

“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them. Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përketë Beogradi”, deklaroi Kurti.

Kreu i VV, ish-kryeministër i Kosovës tha se dallimet mes tij dhe Ramës, kanë në qendër raportin e Ramës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe se krimet e Serbisë, ia faturon vetëm “Millosheviçit”.

“Mospajtimet tona vijnë nga ky dallim, dallimi thelbësor është qëndrimet e ndryshme që i kam unë dhe kryeministri i Shqipërisë, për presidentin e Serbisë. Ai po përpiqet që krimet e Serbisë t’i lokalizoj në figurën e Millosheviqit, kjo është e padrejtë ndaj Kosovës dhe kombit shqiptarë. Andaj kryeministrit të Shqipërisë por edhe Kuvendit të Shqipërisë i bëj thirrje që, ashtu siç e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, rezolutën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, ta bëjë edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Edi Rama u pyet në “Open” për deklaratën e presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se lufta Nagorni-Karabak, mund të jetë një shembull edhe për Ballkanin. “Për çfarë lufte flitet. Çfarë lufte provokon Vuçiç. Serbia e ka humbur luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera, ata janë deklarata të kota”- tha Rama, duke mos e përmendur me emër Albin Kurtin, por që ky i fundit zgjodhi ta sqaronte sot zyrtarisht qëndrimin e tij në raport me shefin e qeverisë shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here