Ekspertët: Një mutacion i ri i Covid-19 ‘kërcënon’ njerëzimin, ja nga vjen

0
106

Koronavirusi ka pësuar mutacion të ri që origjinën mund ta ketë nga kafshët e tjera, të tilla si minjtë, nuselalat, minjtë e shtëpisë,etj ka paralajmëruar një ekspert. Virusi mund të “kthehet përsëri në vitet e ardhshme në popullatën njerëzore”, tha Sir Jeremy Farrar, drejtor i Wellcome Trust.

Komentet e tij erdhën mes paralajmërimeve të reja për evolucionin e virusit tek vizonët. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se mund të ndodhë transmetimi i virusit nga vizonat te njeriu. Dhe përhapja e vazhdueshme e koronavirusit (Sars-CoV-2) në fermat e vizonave mund të shkaktojë përfundimisht forma të tjera mutacioni, ose variante, “shqetësuese” për virusin.

Një vlerësim i mëtejshëm është i nevojshëm për të vlerësuar nëse virusi i ndryshuar mund të pengojë efektivitetin e vaksinave, thuhet në një raport të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.-raporton CNN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here