‘Retro’ e infektoi masivisht Gjirokastrën, kjo papërgjegjshmëri e ‘Rilindjes’

0
128

Nga Tritan Shehu.

“Retro” e infektoi masivisht Gjirokastrën, një papërgjegjshmëri dhe arrogancë e Rilindjes! Sot ajo bashki e qark, që ishin relativisht të qetë, janë kthyer në zona tejet të nxehta e të rrezikshme të përhapjes Covid, rasteve të rënda e humbjeve të jetëve.

Shpërthimi i kësaj gjendjeje, sipas të gjitha llogaritjeve, përputhshmërisë së datave, dimensioneve, numrit të personave të dërguar aty nga Tirana etj. me dyndjen e atyre në lokalet e Gjirokastrës për dy ditë rresht si pjesëmarrës të atij aktiviteti propagandistik “Retro”, të organizuar nga Rilindja prej niveleve qendrore, deputeteve te saj e atyre lokale, lidhet besueshem me ate.

Dikush duhet te pergjigjet: Pse duhej organizuar kjo “Retro” rilindase pikerisht me 24-25 tetor, nje jave mbas ditelindjes se diktatorit, kur rreziku epidemiologjik ne vendin tone ishte ne maja, me ate prurje e grumbullim masiv te dirigjuar njerrezish vetem per te ekspozuar makinat e tij &Co e disa mjete te tjera te vjetra!?

Shume i rendesishem paska qene per pushtetaret ky aktivitet sa te shkeleshin te gjitha rregullat epidemiologjike duke goditur shendetin e qytetareve, qe ne kushtet e nje sistemi shendetesor ne kolaps po merr dimensione kaq te renda!

Propagande cinike kjo, reminishence e diktatures ne filozofine e mesazhin e saj, thjesht zhurme me imazhe rilindase ne 3D per te impresionuar njerrezit, qofte dhe duke i demtuar ata, si po ndodh ne rastin konkret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here