Basha: Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do t’i korrigjojmë dështimet e Ramës…

0
95

Kreu i opozitës, Lulzim Basha iu përgjigj komenteve të Edi Rama se opozita nuk i duhet as dreqit.

Sipas Bashës, askush nuk e përtyp propagandën e Ramës.

“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë”.

“Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit,” shkruan Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here