VIDEO/ LSI kap në mashtrim qeverinë, Shehaj: Paaftësinë dhe korrupsionin e tyre ua faturojnë si faj shqiptarëve

0
114

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën Brisilda Shehaj, ka publikuar një video ku denoncon  situatën skandaloze të krijuar nga pandemia e Covid-19 në spitalet e vendit.

Sipas Shehajt situata është ndryshe nga ajo që Rama publikon në ERTV-në.

Kryetarja e LSi-së për Tiranën, i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të mos vazhdojë më me fyerje ndaj opozitës, por të marrë masa urgjente për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

Deklarata e plotë e Brisida Shehajt:

Situata e pandemisë po bëhet përditë më e rëndë dhe më e vështirë.
Qeveria vazhdon të drejtojë me video dhe me Facebook
Kemi shtretër në video por kemi radhë të gjata ambulancash në spitale.
Kemi titullarë që deklarojnë se barnat dhe shërbimi në banesë rimbursohen por realiteti flet për miliona lekë borxhe te familjet shqiptare për të përballuar covid 19.

Ju ftoj të ndjekim një video të shkurtër.

Video flet vetë, titullarët nuk dinë me çfarë të deklarojnë, ndryshe në emisione ndryshe në realitet.

Paaftësinë e tyre korrupsionin e tyre ua faturojnë si faj shqiptarëve.
Sot, shqiptarët nuk kanë protokolle siç ka italia meqenëse qeveria ka deshirë të krahasohet me ta.
Sot shqiptarët nuk kanë shërbim mjekësor në banesë.
Sot shqiptarët përballen me çmime abuzuese të barnave.
Sot shqiptarët kanë një kryeministër që u jep video në vend të trajtimit dhe kurimit.

Sot shqiptarët kanë si aleat të vetëm mjekët dhe infermierët të cilët janë si një ushtri pa drejtim, pa koke, pa motivim.

I bëjmë thirrje qeverisë t’i lërë mënjanë gënjeshtrat dhe fyerjet por që nesër të miratojë protokollin e mjekimit në banesë po se bëjnë dot ta marrin copy paste nga Italia.
Dhe po nesër të miratojnë fondin për rimbursimin e barnave për trajtimin e Covid 19
Po e mbyll duke ju treguar dhe njëherë videon që bërtet më shumë se fjalët tona.

Faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here