Emrat/ Kush janë 3 mësuesit që humbën jetën ditën e sotme nga Covid-19

0
95

Një ditë e keqe për sistemin arsimor në Shqipëri, ku 3 mësues mësohet se kanë humbur jetën për shkak të Covid-19

Dy prej mësuesve që kanë humbur jetën raportohet të jenë nga qarku i Elbasanit.

Fatmir Sula, mësuesi në Peqin jepte mësim në shkollën “Bishqem”.

Ai humbi jetën në moshën 62 vjeçare.

Lajmin e humbjes së tij e publikoi në “Facebook” shkolla ku ai kontribuoi për disa vite.

Ku mes të tjerash shkruhen dhe disa fjalë të ndjera.

“Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht,po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas.”

Sula raportohet se kurohej prej më shumë se 10 ditësh në spitalin Covid 2.

Po në mesditën e sotme mësohet se ka humbur jetën edhe një mësuese nga Elbasani,

Mësuesja 62 vjeçare ishte shtruar prej 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas autoriteteve shëndetësore, të dy mësuesit e qarkut të Elbasanit vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Viktima e tretë në radhët e mësuesve është Gramoz Abedinaj, i cili jepte mësim në shkollën e Roskovecit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here