Masat anti-Covid, Dasho: Nuk do sjellin asnjë përmirësim, ja çfarë duhej bërë

0
92

Komiteti i Ekspertëve sot ka prezantuar masat e reja për luftën ndaj koronavirusit Covid-19.

Sipas Komitetit do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve në të gjithë Shqipërinë  nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Por për ekspertin e Shëndetit Publik, Erion Dasho kjo është një masë e pakuptimtë.

Duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV , Dasho është shprehur se këto masa nuk do të sjellin asnjë efekt.

Sipas tij, të gjitha masat që janë marrë deri më tani janë dytësore dhe jo të rëndësisë parësore.

‘Është e pakuptueshme. Numrat po i kalojnë 500-tën dhe dihet që ka qindra njerëz që presin të bëjnë testin, por nuk u shkohet.

Jemi në një situatë alarmante. Duke ndaluar qarkullimin e njerëzve nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit është e pakuptimtë.

Kjo masë fillimisht cenon lirinë e njeriut dhe më pas nuk sjell asnjë efekt.

Njësoj sikur edhe ndodhi me mbajtjen e maskave në publik, që e hodhën si një masë magjike, por që nuk solli asgjë. Ne dhe ekspertë të tjerë e thamë edhe atëherë që kjo është masë sekondare.

Edhe ky vendim është i njëjtë, një masë dytësore, nuk merren masat thelbësore.

Gjermania ka më shumë se 1 javë që e ka kuptuar se në lokale transmetimi është i lartë dhe ka vendosur të mbyllë lokalet. Kjo është një masë më efektive.

Nuk ka asnjë kuptim kur në momentet kur distancimi ruhet më mirë se gjatë ditës, ti të dalësh me policë.

Të mbyllësh lokalet është një masë e kuptueshme.

Masat që shohim në Shqipëri janë të një niveli amatoresk’, tha  eksperti Erion Dasho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here