Haki Abazi: Rama po vazhdon avazin e vjetër të dështimit të politikës shqiptare në Ballkan

0
125

Ish-zv/kryeministri i qeverisë së Kosovës, Haki Abazi në një lidhje direkte me ‘Çim Peka Live’ ka komentuar edhe aktakuzat ndaj liderve kosovarë që tashmë gjenden në Tribunalin e Hagës, por edhe rolin destruktiv sipas tij të kryeministrit Rama.

‘Në tekstin e aktakuzave flitet për një konflikt jo ndërkombëtar.

Kjo gjykatë është përgatitur nga Thaçi dhe njerëz jashtë Kosovës.

Thaçi është sot në Hagë por është protagonist i vetëm i një laku, që i është vendosur sot Kosovës.

Është e vështirë të thuash sot se Gjykata Speciale ka të bëjë me drejtësinë kosovare.

Gjykata e Hagës heton dhe përndjek vetëm një grup etnik që janë shqiptarët.

Për të vrarët institucionet e Kosovës janë marrë shumë pak, për të mos thënë aspak.

Edi Rama po e vazhdon avazin e vjetër të dështimit të politikës shqiptare në Ballkan.

Minishengeni është dhe zhvillimi i mëtejshëm i politikës së dominimit të Serbisë në Ballkan.

Paturpësinë e Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit e kemi parë për më shumë se dy vite.

Thaçi ka pranuar me vetëdije se kjo gjykatë ka mandat të hetojë vetëm shqiptarët dhe jo serbët.

Ne shqiptarët jemi aq naivë sa e dëmtojmë veten deri në atë pikë, sa nuk ka kthim.-tha Abazi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here