Rastet pozitive në Arsimin e Elbasanit vijojnë të jenë problem kryesor.
Ditën e sotme, u regjistruan 15 raste me koronavirus në Elbasan, ku 5 raste janë mësues të prekur nga Covid-19.
Numri i mësuesve aktivë me covid 19 vetëm në qytetin e Elbasanit shkon në 34.
Koronavirusi sot bëri kërdinë në Shqipëri, pasi mori 12 jetë dhe u shënuan 525 raste të reja, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë.
Rekordi i dyfishtë si për viktimat dhe të infektuarit vjen në në një moment kur u vendos mbyllja e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.