Përplasen dy makina në aksin Fushë Krujë-Tiranë, plagoset një person…

0
111

Një person është plagosur mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të fruta-perimeve në Fushë Krujë, ku një makinë tip Audi është përplasur me një mjet tjetër ku si pasojë është plagosur një nga personat që ndodhej në Audi.

Fatmirësisht i plagosuri është dërguar në spital ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here