Lidhja sekrete e Kejvina Kthellës me djalin e Hashim Thaçi, nga jeta me luksit te marrëdhenia pas konfiskimit të pasurisë…

0
125

Bastisja në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte kryelajmi i ditës së djeshme në mediat e Kosovës dhe ato të Shqipërisë.

Ishte avokati i tij, Dastid Pallaska, i cili gjatë një konference për gazetarët në Prishtinë rrëfeu se: “Bastisja është kryer. Sa u përket qëllimeve të bastisjes, mund të them se ishin jashtëzakonisht të përgjithshme. Rrjedhimisht, nuk dukej se kishte ndonjë shënjestrim të duhur të bastisjes, që është parakusht procedural për urdhërimin e saj”.

Por ky lajm i kronikës zbutet paksa nga një histori rozë, e një lidhjeje në sekret të plotë mes modeles Kejvina Kthella dhe djalit të Hashim Thaçit, Endrit Thaçi.

Burime pranë tij kanë bërë të ditur se ai ka një lidhje të fshehtë me modelen, e cila ka shijuar edhe luksin e djalit të pasur. Flitet se Kejvina dhe Endriti janë njohur në Prishtinë nga mikesha e tyre e përbashkët, këngëtarja e njohur, Tayna.

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Kejvina udhëtonte shpesh drejt Prishtinës, ndërkohë që këto ditë që familja Thaçi është në telashe të mëdha dhe i është konfiskuar pasuria, edhe marrëdhënia e tyre është në udhëkryq. Kejvina Kthella ishte prezente në mediat shqiptare pak ditë më parë, pasi u shfaq në ekran si e ftuar në programin e Luana Vjollcës.

Mes VIP-ave të tjerë, ajo bëri lojën e saj ndërkohë që u shfaq e kuruar në maksimum. Ndërkohë që Kejvina është përfolur herë pas here për ndonjë flirt apo lidhje me djem të pasur të muzikës apo ndonjë djalë problematik në lidhje me drejtësinë, nga ana tjetër edhe Endrit Thaçi gjithmonë ka qenë pjesë e mediave rozë, edhe për faktin se babai i tij ishte Presidenti i vendit.


Vajza të njohura të modelingut apo showbizit janë përfolur si partneret e tij, ku shpesh fotografohej ndërsa i merrte me makinat e tij të shtrenjta. Ai është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me Lotinën, vajzën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kundërshtari politik i Thaçit.

Jeta e tij gjithmonë atraktive ka bërë që t’i afrohen vajza të ndryshme nga bota e showbizz-it. Ndërkohë, ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, ka lënë Amerikën për t’u vendosur pak kohë më parë në Prishtinë, pas ndarjes nga reperi i njohur, Seven Saraqi.

E me kthimin nga Amerika, Kejvina ka krijuar kontaktet e para për punë dhe bashkëpunime si modele klipesh, siç ishte klipi i Kidës, një krijim i Mozzik. Së bashku me Megi Pojanin e Arta Elezajn, ajo shfaqej me maskë e armë në klipin e ri të saj, me titull “Edhe sa” të xhiruar në Budva.

Sipas burimeve, kumbar i këtij bashkëpunimi u bë pikërisht vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili pak kohë më parë e shprehu hapur pëlqimin ndaj Kejvinës. Nisur nga afrimiteti i tyre u fol se ajo pati një lidhje me Getinjon, që nuk zgjati shumë. Ndërkohë që situata në të cilën ndodhet familja Thaçi ka bërë që edhe marrëdhënia e Kejvinës me Endritin të mbetet në mëshirë të fatit.

Me anë të një postimi në “Instagram” krah babait, Endriti u shpreh: “Baba im ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republikë. Tash do të udhëheqë betejën për drejtësi. Do të më marrë malli shumë, por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lart fitoret e tua me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me padurim, edhe pse shpejt do të kthehesh në shtëpi!”

Ky postim erdhi pas deklaratës së avokatit Pallaska, i cili në lidhje me konfiksimin e pasurisë së familjes Thaçi u shpreh: “Kjo bastisje sugjeron se aktakuza kundër Thaçit, ashtu siç është konfirmuar, mbetet një shënjestër në lëvizje, përkatësisht duket se prokuroria ende kërkon prova për ta mbështetur një aktakuzë që tanimë e ka ngritur”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë njoftoi të premten se është duke kryer disa operacione në Kosovë, me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

Policë dhe pjesëtarë të EULEX-it u panë para shtëpisë së Thaçit në Çagllavicë, afër Prishtinës, dhe pranë zyrave të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë./Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here