U hap veç sa të inaugurohet nga Rama, i vihet çelësi shtëpisë së Fishtës…

Ashtu siç ndodh përherë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me shtëpinë e At Gjergj Fishtës.

U hap me bujë, ku morën pjesë shumë zyrtarë, por që pas përurimit, shtëpisë së Fishtës i është vënë kyçi.

Askush nuk lejohet të hyjë dhe ta vizitojë.

Studiuesi dhe botuesi Frano Kulli është shprehur se shtëpia e Fishtës duhet të shërbejë për pelegrinazh kulturor.

‘Rikonstruksioni është i mirëpritur por ky lajm i mirë rrëzohet nëse nuk do të nisë së shpejti vendosja në eficencë dhe kthimi në destinacion kulturor. Ajo është shtëpi e zakonshme dhe nuk ka vlere arkitekturore, ajo ka vlere sepse është shtëpia ku ka jetuar Fishta. Në qoftë se kjo shtëpi nuk kthehet për pelegrinazh kulturor që realisht ne e kemi parë që ka interes për të. Nëse aty nuk ka një staf, një ciceron dhe një kujdestar (mirëmbajtës) kjo është e domosdoshme, përndryshe mbetemi tek pjesa jo e mirë e lajmit. Nëse nuk do të përfshihet në atë që duhet itenerari i Fishtës që fillon tek Kuvendi i Troshanit, Kisha e Dom Lleshit, etj. atëherë jemi ende në staniacion’, u shpreh botuesi dhe studiuesi Frano Kulli, për Report Tv.

Çelësat e shtëpisë së restauruar u janë dorëzuar familjarëve, por ende nuk është gjetur një zgjidhje për mënyrën e administrimit.

Objekti, Monument kulture i Kategorisë së Parë në fshatin Fishtë të Lezhës u restaurua nga Ministria e Kulturës por ka mbetur peng i problemeve të vjetra të pronësisë.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko