Adriatik DOSTI
Ndoshta sot ne mbremje vone amerikanet do te mund te mesojne perfundimisht se cili do te jete saktesisht Presidenti i tyre i ardheshem per 4 vjecarin ne vijim.
Dhe duket se Nevada e vogel dhe qe kurre nuk mendohej si pike kyce e ketyre lloj zgjedhjesh sa te bujshme, aq te pa parashikuara, te kontestuara ende pa u mbyllur zyrtarisht por edhe te rremujedshme e disi edhe te frikeshme do te jete shteti qe me 6 votat e saj elektorale do te percaktoje perfundimisht nese republikani Trump do te rizgjidhet serisht per ne krye te White House apo demokrati Biden do te zere vendin e tij.
Pas goditjes se rende qe mori ne Michigan, Arizona e vecanerisht ne Wisconsin shtabi elektoral i Trump po pergatitet per betejen ligjore te radhes pas kontestimeve e pa rregullsive te shumta verejtur sidomos ne shtetet e michiganit dhe te Wisconsin…ku teksa udhehiqte bindshem ‘ ne keto shtete ‘pa pritmas” qe nga e marta ne mbremje e deri gati ne mesdite Trump nuk merr me asnje vote te vetme.
Flete votimi me shume se sa votues jane gjendur e faktuar tashme ne Wisconsin dhe behet fjale per mijera e jo per qindra votues te rregjistruar nga dy here e madje edhe votues te ditelindjeve te viteve 1900 e 1890 jane konstatuar ne michigan sikurse ne Arizona u genden jo pak flete votimi qe mbajne identitetin e njerezve te vdekur kohe me pare.
Per te gjitha keto e shume pa rregullsi te tjera flagrante shtabi elektoral e avokatet perkates ligjore te Presidentit Trump kane bere publik faktin se ata do ti drejtohen Suprime Court dhe organeve kompetente ligjore.
Ishte kjo aresyeja perse dje Trump dhe shtabi i tij kerkuan ndalimin e numerimit te votave ne disa nga keto shtete te cilat konsiderohen si shtete te lekundura, te pa vendosura e te pa parashikuara dhe sidomos fjala eshte per votat e ardhura me poste ose votat elektronike te cilat si me ”magji” te gjitha po shkojne ne favor te Biden.
Edhe pse demokratet kembengulin ne procesin e vazhdimit te numerimit te votave ne 5 shtetet e mbetura ne Pensilvani, North Carolina, Xheorxhia , Nevada e Alaska kunder tyre dje pati protesta te ashpra sidomos ne Michigan, Wisconsin, Arizona e Pensilvani pasi sipas republikaneve ketyre te fundit nuk po ju jepet asnje lloj mundesie e besueshme per te kontrolluar e monitoruar fatin e votave te ardhura me poste c’ka llogjikisht con ne nje lloj abuzimi dhe humbje besimi, sigurie e vlefshmerie te ketyre lloj votave kaq te perfolura.
Biden deri me tani e enjte 5 nentor 2020 ora 9 e mengjesit sipas ores se Michiganit ku jetoj une prej 21 vitesh udheheq me 264 vota elektorale dhe i mjafton edhe vetem Nevada qe ka 6 vota per te arritur numrin e lakmuar te 270 votave e qe nga ky moment te deklaroje fitoren nderkohe qe ai udheheq ende ne Nevada me +7.647 vota ndaj Trump kur kane mbetur per tu numeruar edhe 398 mije vota dhe kur jane numeruar deri tani 75 % te votave ne total.
Trump ka deri tani 214 vota elektorale dhe analistet e ketushem llogarisin qe ai duhet ti fitoje edhe votat e 4 shteteve te tjera qe jane ende ne proces numerimi e disa prej tyre drejt fundit te procesit …
Ne Xhorxhia qe ka 16 vota elektorale jane numeruar 98 % e votave kane mbetur per tu numeruar edhe 100 mije vota dhe Trump udheheq me +18 mije e 98 vota…
Ne North Carolina qe ka 15 vota elektorale jane numeruar 94% e votave jane per tu numeruar edhe 348 mije vota dhe Trump udheheq me + 76. 701 vota.
Ne Pensilvania qe ka 20 vota elektorale jane numeruar deri tani 89% e votave.kane mbetur per tu numeruar edhe 784 mije vota dhe Trump udheheq me 164. 418 vota.
Ne Nevada qe ka 6 pike elektorale. jane numeruar deri tani 75 % e votave jane per tu numeruar edhe 398 mije vota dhe Biden udheheq me +7.647 vota.
Ne Alaska qe ka 3 vota elektorale jane numeruar deri tani mbi 50 % e votave dhe kane mbetur per tu numeruar edhe 191 mije vota dhe Trump udheheq me +54.610 vota.
Pra nese PA, N.C, GE, dhe Al konsiderohen e mbyllen te fituara nga Trump ai shkon ne kuoten e 268 votave elektorale kundrejt 264 qe ka momentalisht Biden.
Ndaj dhe votat dhe mbyllja e votimit ne Nevada mbetet beteja vendimtare per te dy por edhe per vete Ameriken e cila sot eshte gdhire ne diten e saj te trete te ankthit e dilemes se madhe Trump apo Biden?
Te shohim se c’do te ngjase deri ne fund…fakti qe pjesmarrja e 160 milion amerikaneve ne votim per presidentin e tyre te ardhshem qe qe s’kish ndodhur qe prej vitit 1900….flet se tepermi per ate se New USA President …ketu eshte tashme me shume se sa nje ceshtje e dites dhe shume me shume se sa nje votim i zakonshem e i radhes per kreun e shtetit ne White House…per shume aresye nga me te ndryshmet aq me shume kur sot Amerika eshte e polarizuar dhe pothuajse e percare politikisht si kurre me pare….