Murrizi ironizon Ramën: Edhe nga vargoni i fundit i Nanos, por të shpëtoi Ruçi në 2009-ën

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, gjatë seancës së sotme parlamentare, iu kundërvu kryeministrit Rama, në lidhje me fjalimin e gjatë të këtij të fundit mbi buxhetin e vitit të ardhshëm.

Murrizi shprehet se projekt-buxheti parashikon një rritje të frikshme të borxhit publik, ku sipas tij kap vlerën e 2 mijë euro për frymë. Deklaratave të kryeministrit se opozita parlamentare ka ardhur në Kuvend si rjedhojë e trenit të PD-së ose LSI-së, Murrizi iu përgjigj duke i kujtuar ’98-ën dhe futjen në politikë të kryeministrit nga vargoni i Fatos Nanos. Madje Murrizi ngriti dhe një pyetje retorike se a është e virgjër opozita parlamentare, të cilës iu përgjigj duke ironizuar me mazhorancën se edhe midis tyre ka të virgjër nga korrupsioni.

“Buxhet imagjinar i tipit 3D. 4 miliardë euro të ardhura llogariten t’i merren taksapaguesve, qytetarëve shqiptarë, një pjesë të regjistruar në QKR si biznese dhe të tjerëve nëpërmjet taksave si konsumatorë. Kolegët e PS thanë me krenari që rreth 80 mijë biznese do jenë nën taksa zero. Nëse në planifikimin imagjinar të qeverisë regjistroni fermerët si biznes të vogël, nga këta që u gënjyen për subvencion.

Nga njëra anë thonë jemi liberalë, nga ana tjetër thonë do keni rritje. Nga e parashikoni? Do rritet numri i bizneseve, e rritët ë 2013 tatimin mbi fitimin 15%. Unë prisja të thoshte me detaje, ta dëgjonin nga kryetari i partisë që është kryetar qeverie. Ai u mor me ne dhe thotë që jemi të ardhur nga vargoni. A jemi të virgjër ne? Edhe tek ju ka të virgjër nga korrupsioni. Janë ulur dhe ngritur 1415 gra e burra, ku absolutisht bëjnë pjesë dhe ti, dhe këta që janë mbrapa meje, keni njollosur. E kanë certifikatën e virgjërisë, kanë gëzuar vetëm rrogën dhe kanë ikur me një pension.

Po të pyesni ju nga cili vargon kam ardhur unë, dhe ti, ti ke ardhur nga vargoni i fundit i Fatos Nanos në ’98. Për fatin e keq tëndin, dhe të mirë timin, unë kam qenë këtu, të mbaj mend kur ke ardhur si ministër kulture. Më pas privatizove me 7501 një parti që e la rrugëve Nano në 2005. Të ka rikthyer treni i Gramoz Ruçit në 2009. Dëngla për matematikë shitja si vllaut tënd që je në sinkron me të. Debate shoë që jeni dakordësuar dhe paskeni ndarë gjahun e taksave. Keni mbaruar të dy nga 8 klasë. Unë të paktën bashkë me ata që kanë mbaruar para viteve ’90 e kemi bërë nga një shkollë për së mbari.

Dërdëllisjet lëri se po vjen 25 prilli. Nuk besoj se e ke betejën me ne, ndoshta më shumë me këta që ke këtu. Ke nisur ethet se kush do jetë mbi herësin e Damianit e kush jo. Ajo që unë shoh tek ky buxhet është që merrni. Ky borxh i kalon 10 miliardë euro, 2 mijë euro për frymë shqiptarë. 2 mijë euro ai që lind sot deri tek ai që është me një këmbë në varr. Ju kryeministër i keni 120 milionë euro para borxh administratës së pa paguar, me vendim gjyqësor. Ju paguani dy palë administrata. Një palë që ka fituar të drejtën për të qenë në punë, një pjesë ajo që fryhet nga militantët. Me Reformën Territoriale dështuat, pasi Bashkitë marrin nga thesi i madh i taksave. ”- tha Murrizi.

Murrizi ironizon Ramën: Edhe nga vargoni i fundit i Nanos, por të shpëtoi Ruçi në 2009-ën

Kamioni me 2 ton kanabis u ngarkua

Murrizi ironizon Ramën: Edhe nga vargoni i fundit i Nanos, por të shpëtoi Ruçi në 2009-ën

Njihuni me 17 pijet më të çuditshme

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko