Kryemadhi takim me strukturat në Durrës: Shqiptarët të pashpresë sot kërkojnë largimin, LSI plan strategjik

0
143

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar kete pasdite nje takim me strukturat e LSI ne Durrës, nga ku deklaroi se shqiptarët kanë nevojë për shpresë, ndërsa shtoi se LSI ka një strategji të qartë për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Durrësi ka qenë gjithmonë lokomotivë në ndryshimin e realiteteve dhe sistemeve. Shqiptarët duan sot arsim më të mirë, shëndetësi cilësore, për të pasur punë dhe me paga të mira. Shqiptarët sot janë pa shpresë. Ndryshe nga propaganda, shqiptarët sot kanë shëndetësi të shtrenjtë. Durrësi ka nevojë për frymë të ndryshimit.

Rama vazhdon të japë koncesione. Janë rritur çmimet në mënyrë katastrofike. Shqiptarët sot duan shpresë dhe LSI do rigjallërojë jetën e qytetarëve me planin e saj strategjik e ekonomik për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Ne jemi të vendosur për të rritur ekonominë e qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se qytetarët, duke votuar LSI-në, do të votojnë në fakt për të ardhmen.

“Premtimet e Ramës janë një maskë. Ne duhet t’ju kthejmë besimin qytetarëve. Duke votuar LSI-në, do të votojnë të ardhmen. Sot në Durrës, por edhe në qarqe të tjera jemi optimistë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur”, u shpreh Kryemadhi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here