Grevistët e Ballshit thirrje qeverisë: Ja sheshi, ja mejdani… ne duam vetëm të drejtën dhe bukën tonë…

0
205

Prej 22 ditësh grevistet naftëtare të Ballshit vazhdojnë përpjekjen për të gjetur zgjidhje për marrjen e shumë pagave të prapambetura, ndërsa ndodhen në gjendje tepër të rënduar psikologjike ashtu edhe shëndetësore. Por gratë naftëtare shprehen se nuk do të heqin dorë.

”Ne duam vetëm të drejtën dhe bukën tonë , nuk dorëzohemi dhe nuk dalim nga ambientet e qendrës shëndetësore derisa te kemi një zgjidhje dhe për telefonatat dhe mesazhet private nuk jua kemi për borxh ti dëgjojmë por ju themi se jemi të hapur për dialog ” shprehen grevistët.

Një falenderim shkon për presidentin i cili sipas tyre është shprehur se greva e naftëtarëve të Ballshit është ekonomike.

“Në vend që të ishim pranë familjeve tona vazhdojmë të qëndrojmë këtu të ngujuar ekonomikisht, i bëjmë apel qeverisë: Ja sheshi ja mejdani. Të vijnë të bisedojmë”, thonë grevistet të cilat shprehen të vendosur se nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre derisa të ketë një zgjidhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here