Policia e ndal për kontroll/ 29-vjeçari në Tiranë bën “të fortin” dhe grushton policin, arrestohet…

0
130

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 29 vjeçar në rrugën “Ndre Mjeda”, pasi nuk ka pranuar t’i nënshtrohet kontrollit policor duke goditur efektivin e policisë. Në pranga edhe 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij.

NJOFTIMI I PLOTE

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. N., 48 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

E. B., 26 vjeç, G. I., 36 vjeç, A. B., 46 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

-Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi S. Xh., 22 vjeç, me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, sepse i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here