Pas diellit vjen shiu/ Ja si do të jetë moti për 2 ditët e ardhshme…

0
258

Pas disa ditëve me mot të kthjellët dhe diell nesër pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë.

Moti pritet të nis i vranët që në orët e para të 24-orëshit shoqëruar me reshje shiu të dobëta lokale, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër.

Në zonën e veriut do të ketë edhe kthjellime ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit pasi zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura.

Këto vranësira do të gjenerojnë reshje shiu të dobta dhe të izoluara në relievet e larta malore të kësaj zone.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here