Me armë në brez, arrestohet 23 vjeçari nga Kruja….

0
134

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë.

Polcia thotë se është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 5 aparate celular.

Gjatë kontrollit, të S. K., 23 vjeç, banues në Krujë, policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 8 fishekë luftarak,

Ja njoftimi i plotë:

Tiranë

Kontrolle të shtuara në rrugët nacionale dhe dytësore, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, forca e posaçme “Shqiponjat” goditi një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 5 aparate celular.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, tek “Mbikalimi i Rinasit”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•S. K., 23 vjeç, banues në Krujë.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rinasit” u bë ndalimi i mjetit tip “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi S. K. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 8 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 5 aparate celular.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here