Gjobit çmendurinë tënde Rama dhe jo logjikën e shqiptarëve!

0
128

Rama, meqënëse ditët e fundit ke nxjerrë udhëzimin se si do të paguhet gjoba për mosmbajtjen e maskës dhe ke kërcënuar se kush nuk e paguan këtë gjobë, dënohet me ndërprerje të energjisë elektrike, do të të ftoja të gjobisje fillimisht çmendurinë tënde dhe jo logjikën e shqiptarëve.

Çmenduria jote nuk mund të quhet ligj. Çmenduria jote fillon dhe mbaron tek ti.

Shqiptarët që refuzojnë t’i binden çmendurisë sate, nuk mund të gjobiten dhe nuk mund të kërcënohen me ndërprerje të energjisë elektrike, vetëm se ti ke vendosur që të kthesh në ligj një ëndërr të çartur.

Çmenduria jote nuk është argument për mospërhapjen e virusit.
Çmenduria jote është argument veçse për mosbindje civile dhe kaq.

Nuk ka asnjë logjikë mbi këtë tokë, që përligj faktin se mbajtja e maskës në rrugë dhe heqja e saj në klub parandalon përhapjen e virusit, veç logjikës sate prej të marri.

Dhe meqënëse të revoltuarit kundër maskës, ithtarët e tu i quajnë “të revoltuar kundër qeverisë” duhet nënvizuar fakti se revolta është kundër marrëzisë që mban firmën tënde.

Ithtarët e tu dhe njëkohësisht skllevërit e tu, duhet të kuptojnë se në këtë vend, kanë mbetur ende njerëz që duan të mendojnë dhe refuzojnë të poshtërohen.

Post Scriptum- Çmenduria jote është poshtërim për çdo shqiptar dhe jo ligj për t’u zbatuar.
Elona Caslli

Image may contain: 1 person, closeup and outdoor
Image may contain: 1 person, closeup
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here