EULEX bastisi shtëpinë e Jakup Krasniqit, Hoti: Kosova shembull i drejtësisë…

0
13

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas bastisjes së banesës së Jakup Krasniqit nga EULEX.

Hoti shprehet se institucionet e vendit kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.

POSTIMI:

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi.

Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.
Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.

Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here