Përloti Kuvendin me fjalimin e saj, Rigerta Loku kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit

0
78

Vajza që përloti Kuvendin në vitin 2017 me historinë e saj, Rigerta Loku ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme mirëpo nuk e ka të qartë nëse do të përfshihet në ndonjë parti politike, apo do të kandidojë si e pavarur. ”Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë. Mos harroni për asnjë moment se jeni JU motivi dhe forca ime! Me konsideratë, Gerta”,-shkruan ajo në facebook.

Kush është Rigerta Loku

Në 2017 ajo foli në Kuvend me rastin e një aktiviteti për mbështetjen e bujqësisë dhe fshatit, ndërkohë kërkesat e saj për qeverinë ishin shumë të thjeshta: rrugë, ujë, shkolla. Rrëfimi i thjeshtë dhe plot emocion i Rigertës për jetën e përditshme, përloti të pranishmit në sallë, shumë prej tyre zyrtarë të huaj.

Rigerta Loku ka studiuar për shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe është specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo u rikthye vite më parë në Shqipëri, po pavarësisht shkollimit, bashkitë në Rubik dhe Rrëshen nuk ia pranuan CV-në, ndërkohë që i kërkuan të rreshtohej politikisht.

Bashku me bashkëshortin e saj, ajo hapi një fermë në fshatin Prosek, në Mirditë. Edhe pse është vetëm 6.5 km larg qytetit të Rrëshenit, rruga për në fshatin Prosek kërkon më shumë se 40 minuta me një automjet të lartë, pasi rruga e keqe nuk mundëson kalimin e automjeteve të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here