Berisha: Shqipëria drejtë përjashtimit nga procesi i negociatave me BE!

0
108

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se Shqipëria rrezikon të ardhmen e saj europiane për shkak të keqqeverisjes.

Me anë të një shkrimi të gjatë në Facebok, Berisha thekson se Shqipëria ëhstë drejt përjashtimit nga procesi i negociatave me BE, për shkak se në vendin tonë nuk ka interesa kombëtare dhe politike, por vetëm interesa personale të pushtetarëve.

Berisha shkruan se nga momenti që në pushtet kanë ardhur rilindasit kushtet e ndërkombërëve për Shqipërinë po rriten gjithmonë e  më shumë, pasi nuk gjejnë nq qeverisjen shqiptare një partner të besueshëm për të çuar reformat përpara.

Ja postimi i Berishës:

Shqiperia drejte perjashtimit nga procesi i negociatve me BE!

Miq, me Edvin Ramen Shqipera po ecen e sigurte drejt jo bllokimit por perjashtimit nga procesi i hapjes se negociatve te Shqiperise me Bashkimin Europian. Sot me Edi Ramen, njeriu qe nuk ka interesa kombetare, nuk ka interesa politike por vetem interesa personale, ky proces eshte buze gremines.

Edhe njehere sqaroj se nuk behet fjale per shtyrjen e tyre sepse ajo eshte e sigurt por fjala eshte per perjashtimin e saj fare nga negociatat dhe ofrimin per shkak te gjeografise apo me sakte gjeopolitikes nje lloj partneriteti, ideja e te cilit ka qarkulluar dhe qarkullon keto vitet e fundit per vendet e Ballkanit Perendimor te sunduara nga gangstere politike te lidhur kembe e xhep me organizatat kriminale ne vendet e tyre.

Por ne rast se vendet e tjera te Ballkanet Perendimor e kaluan Rubikonin, po rikujtoj ketu se mos zbatimi i kushteve dhe perkeqesimi i standarteve nga viti ne vit nga Edvin Rama, njeriu qe ka vetem interesa personale dhe familjare detyroi BE te shtoje nga viti 2016 e deri sot kushtet per Shqiperine dhe te mos pranoje por te shtyje çdo vit dhe se fundi pa afat hapjen e negociatave me te.

Keshtu, nga 5 kushte qe ishin ne vitin 2015 u kalua ne 7 ne vitin 2017 me pas ne 9 ne 11 dhe se fundi ne mars te ketij viti perfunduan ne 15 kushte.

Per me teper nga nje premtim i qarte se vendimi per negociata ne rastse plotesoheshin kushtet do te merrej ne samitin e qershorit te vitit 2019, pra u caktua nje afat per hapjen e negociatave, perseri per shkak te mosplotesimit te kushteve ato nuk u hapen dhe ne mars te vitit qe kaloi u shtyne sine die pershkak se Edvin Rama nuk ploteson kushtet pasi ai nuk ka interesa kombetare as dhe shoqerre por vetem interesa personale e familjare pushteti dhe pasurimi kriminal.

Per shkak te ketij qendrimi te Edvin Rames, Bundestagu gjerman ne ligjin qe votoi ne parlament per Shqiperine ne vitin 2019 perveçse shtoi edhe 5 kushte te tjera, vendosi per here te pare klauzolen specifike per Shqiperine, sipas te ciles ne rast se Shqiperia nuk ploteson kushtet procesi mund te bllokohet dhe vendi madje mund te perjshtohet nga procesi i negociatave.

Mirepo zemerimi me Shqiperine ishte aq i madh sa qe Franca me gjithe keto kushte nuk pranoi hapjen e negociatave. Ajo per shkak te mosplotesimit dhe perkeqesimit te kushteve me Shqiperine, e bllokoi procesin e zgjerimit te BE gjersa ndryshoi teresisht procesin e vleresimit per hapjen e negociatave te vendeve kandidate dhe sanksionoi bllokimin dhe perjashtimin e vendit qe nuk ploteson kushtet apo i shperben ato.

Pas miratimit te ketij dokumenti dhe mos cakimin te asnje afati per hapjen e negociatave per Shqiperine, perseri Franca, presidenti Makron refuzoi per shkak te Shqiperise, siç pohoi ai vet, hapjen e negociatave me Maqedonine e Veriut.

Me kete vendim natyrisht nga njera ane Shqiperise i thuhej se po mban peng edhe Maqedonine ndaj dhe duhet te plotesosh kushtet.

Por perseri Shqiperia gjate vitit 2020, per shkak se Edvin Kristaq Rama nuk ka interesa te tjera veç atyre personale dhe familjare, jo vetem nuk plotesoi kushtet por perkundrazi i perkeqesoi ato.

Jo vetem nuk do hapen negociatat me Shqiperine por do hiqet dore nga binjakezimi absurd i saj me Maqedonine e Veriut dhe te pakten sipas deklaratave te ministrit te jashtem gjerman, qeveria e tij ka propozuar hapjen brenda ketij viti te negociatave me Maqedonine. Kurse Shqiperia me humbjen e binjakezimit nga Maqedonia e Veriut dhe Edvin Ramen ne pushtet mbetet buze gremine, viktime e interesave te pushtetit te tij personal, familjar kriminal.

Ajo mbetet defacto ne pritje te kartonit te kuq per perjashtimin nga procesi i negociatve si vendi i pare ne historine e zgjerimit te BE qe i imponoi ne fillim Bundestagut dhe me pas Samitit te BE te vendose klauzolen e perjashtimit nga negociatat.

Uroj dhe deshiroj qe shqiptaret te shpetojne sa me shpejte nga organizata kriminale qe i drejton me ne krye Edvin Ramen dhe te mbrojne endrren e tyre te integrimit ne BE si nje projekt jetik per te ardhmen e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here