Shpërthimi i Metës: Rama një klysh blloku, mos guxo të provokosh me urdhër të Soros e serbëve

0
170

Presidenti Ilir Meta i ftuar sot në Zonë e Lirë në Tv Klan, ka shperthyer ne akuza ndaj kryeminitrit Rama.

Meta: E para, të frikësohet luani nga lepuri nuk ndodh. E dyta, lepurin e kanë kapur në qark… Bën si i fortë me shqiptarët duke shpërdoruar ato pushtete që i ka grabitur në mënyrë anti-kushtetuese. Po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri si ke bërë gjithë këto vite për llogari të Soros dhe të miqve të tu serb se nuk do kesh të bësh me Ilir Metën, por me shqiptarët, prandaj nuk del në studio ai. I kam paralajmëruar të gjithë miq dhe armiq të Shqipërisë, kodet e tij nuk i përfill fare, është një zero me hiç. Vë në diskutim në mënyrë të poshtër kufijtë e Kosovës. Ka ardhur momenti që do ketë një ndarje midis shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis tradhëtarëve dhe patriotëve. Je një mashtrues, mua të më thotë dëshmor ai, ta dish ti dhe ata maskarenjtë. Të zbrazi Soros Shqipërinë për llogaritë e veta kjo nuk ndodh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here