Nga Elmaz Sherifi
“Habia Politike” !
Zhane Hersh/Jeanne Hersch, trajtoi Habine Filozofike. Politikanet tane shfaqin habine politike, se perse nuk u hapen negociatat me BE !
Disa habiten, duke pretenduar se Shqiperia sipas tyre, eshte “model i reformave” per vendet e tjera !
Dikush habitet se detyrat e shtepise jane tejkaluar. Ndonje tjeter monologon me rezoluten e parlamentit dhe nuk e kupton, pse kryeministrat dhe kryetaret e shteteve ne KE, votojne ndryshe nga europarlamentaret e tyre.
Te “habiturit” Aristoteli i perkufizonte si kokeforte,qe shprehin inorancen dhe jane te merzitshem.
Sa shume do deshiroja te hapeshin negociatat, megjithese nuk e meritojme, por le te meshironin, ashtu si na futen ne NATO, qe te kerkoheshin edhe me forteplotedimi i standardeve te qeverisjes demokratike.
Nuk e meritojme, prandaj Merkel vendosi kushte, qe te habiturit, nuk i pranojne si”detyra shtepie” !
Nuk e meritojme, se nuk kemi parlament perfaqesues te vullnetit te popullit, por te partive, ose me sakt te kryetareve te tyre.
Nuk e meritojme se kemi ministra te paafte e te akuzuar e veteakuzuar.
Nuk e meritojme, se nuk kemi pushtet gjyqesor.
Nuk e meritojme se pushteti vendor eshte monokolor dhe kryetaret e tyre kane filluar te largohen si te inkriminuar.
Nuk e meritojme, se shqiptaret po largohen nga Shqiperia te deshperuar.
Nuk e meritojme, se kryeministri nuk pranon se ne Shqiperi ka krize politike, ekonomike e sociale, madje fton bisnesin e huaj te vije ne Shqiperi, se nuk ka sindikata dhe pagat jane te ulta.
Nuk e meritojme, se PPP po tjetersojne pronen publike dhe do te rrisin borxhin publik qe do financohet nga taksa paguesit e varfer shqiptare.
Nuk e meritojme, se sa deshiron te dalesh me makina nga garazhi, dikush ka vendos te dera makinen e tij.
Nuk e meritojme, se sa deshiron te dalesh nga Liqeni Artificial, i mrekulllueshem, zonja me konen e vete para teje, te ndoturat e qenit nuk i merr, por i le aty ti shkelin qytetaret, dhe qente Pitbull te tmerrojne se jane pamaska.
Qe ne 1933 qeveria e kohes kishte ligj e vendoste taksa per ndotjen e mjedisit nga qente.
Nuk e meritojme,:se shqiptaret me militantizmin ekstrem “pranojne” keq qeverisjen.
Nuk e meritojme, por do deshiroja te hapeshin negociatat dhe i bej thirrje klases politike, plotesoni kushtet qe vendosi parlamenti i Gjermanise, se erdhi qershori 2020 kur do ballafaqohemi perseri !