Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për grevën e urisë së naftëtarëve dhe kërkesave të tyre.
“Sa herë flet, Edi Rama mashtron”, shkruan Bardhi.
Ja postimi i plotë
Sa herë flet, Edi Rama mashtron.
Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre.
Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.
Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut.