Media greke: Shqipëria po “varros” çështjen Kacifas

0
110

Në 2 vjetorin e vrasjes së ektremistit grek Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, nga forcat RENEA, media greke “Prothothema” ka shkruar një artilull për çështjen e tij.

Sipas “Prothothema” çështja e Kacifas, rrezikon të mmbyllet, sepse po kalon afati 2 vjeçar i i parashikuar nga ligji shqiptar për hetimin gjyqësor dhe akuzon se Shqipëria zyrtare po mundohet të bllokojë çështjen.

Tirana po luan jo vetëm me familjen e viktimës, por edhe me Athinën’, e cila siç thuhet në artikull, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e procesit, raporton media greke.

“Prothothema” ka publikuar informacione se shtatorin e kaluar, kryeministri grek i ka kërkuar homologut të tij shqiptar Edi Rama përfundimin e shpejtë të procedurave dhe lëshimin e një përfundimi mbi vrasjen e Kacifas.

Media greke shkon deri aty sa thotë se Rama ka kërkuar dorëheqjen e prokurorëve që kishin në dorë çështjen për të çuar në pushimin e saj.

“Në përpjekje për të justifikuar amullinë, Edi Rama kishte kërkuar dorëheqjet e vazhdueshme të Prokurorëve që kishin dosjen në duar”.

Avokati i familjes së Katsifas, Efthymios Navridis deklaron se nëse çështja përfundon në dosje, atëherë do të ankohen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Prokuroria shqiptare ka shteruar gjithë kohën dhe tani mundësia e përfshirjes së çështjes në dosje është e dukshme. Lëvizja tjetër tashmë do të jetë ankesa e familjes në Gjykatë Europiane të të Drejtave të Njeriut duke kërkuar fajtorët e vrasjes së fëmijës së tyre”, shprehet avokati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here