Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, shprehet se kreu i mazhorancës nuk do t’i bindet thirrjes së ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.
“Nëse Edi Rama shkoi kaq larg duke thyer rregullat konsensuale për sistemin zgjedhor, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, do të ishte naiv. Edi Rama e ka marrë këtë kosto të madhe përballë ndërkombëtarëve pasi përballë opozitës së bashkuar nuk fiton dot dhe ndaj po kërkon të krijojë përçarje”, tha Bylykbashi,