Ekspertja e Shëndetësisë në PD: Sulmet ndaj opozitës nuk e fshehin kaosin në Spitale

0
96

Partia Demokratike ka akuzuar Ministren e Shëndetsisë, që është duke fshehur situaten e Covid-19 nëpër Spitale.

Gjatë një deklarate tek spitali Covid-2, ekspertja e Shëndetësisë pranë PD, Liljana Ramasaçi ka deklaruar që sulmet ndaj opozitës që ngre zërin për jetën dhe shëndetin nuk e fsheh dot kaosin e shëndetësisë nga paaftësia e ministrisë’.

Delarata e Ekspertes së SHëndetsisë në PD Liljana Ramasaçi:

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqi sot gjithë arrogancën e pushtetit, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për njerëzit e mbushur me halle dhe probleme shëndetësore.

Natyrisht, askush nuk pret të vërtetën nga një ministre dhe një qeveri që, në vend qe të mundësoj një shërbim shëndetësor cilësor, bëri tenderë sekretë për letra higjienike dhe bleu vetëm 5 aparatura respiratorë kineze gjate kohës se pandemisë.

Por çfarë nuk tha sot Ogerta Manastirliu në atë shfaqje të sforcuar tek spitali infektiv?

• E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej ditës së djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e Sanatoriumit.

• E dyta që nuk tha është se në spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, është jashtë funksionit.

• E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të Sanatoriumit ne momentet e situatës së emergjencës.

Sot, kur qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën, në mënyrë që të mos përfundojnë si Lutfiu i ndjerë, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama zgjedhin të sulmojnë opozitën që ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve.

As Ogerta Manastirliu dhe askush tjetër, nuk mund të mohojnë se mbrëmë, të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Sanatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar.

Kjo nuk është një shenjë e përgatitjes siç pretendon Ministrja e tenderave sekretë dhe e premtimeve boshe.

Shtrimi në urgjencë i të sëmurëve me COVID, do të thotë keqmenaxhim i situatës nga Ministrja e Shëndetësisë dhe qeveria e saj.

Ky kaos ka në bazë paaftësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe të Kryeministrit për të menaxhuar situatën. Problemi i tyre janë zgjedhjet dhe, përmes propagandës së pamëshirshme, kanë vënë në lojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjobat për maskat nuk janë masë që parandalojnë virusin apo e kurojnë atë.

I bejme thirrje perseri per zbatimin e masave te propozuara nga kreu i opozitës. Nëse jo për të gjitha fushat, të paktën për shëndetësinë!

Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se karrigia e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here