Teliti reagon për videon e Ramës: Mbulon faktet me 3D, nga 3389 shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ka ndërtuar vetëm…

0
97

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me një video që ky i fundit publikoi në rrjetet sociale sa i takon banesave të reja që iu ndërtuan banorëve të prekur nga tërmeti.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Teliti sulmoi kryeministrin, ndërsa theksoi se Rama ka ndëruat vetëm 29 shtëpi nga 3389 të tilla të rrënuara nga tërmeti.

REAGIMI I TELITIT

FAKT vs 3D
? Me vetëm 29 banesa të rindërtuara, ER mund t’u shfaqë shqiptarëve vetëm VIDEO 3D, por jo FAKTE.

⛺ Nga 3389 shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ka ndërtuar vetëm 29 prej tyre (më pak se 1%);
? Nga 77.5 milion euro të premtuara për ndërtimin e shkollave, 0 objekte të rindërtuara. Bashkia e Tiranës as nuk ka nisur nga puna në asnjë objekt.
? Nga 248.7 milion euro të premtuara për rindërtimin e banesave kolektive, 0 banesa kolektive të rindërtuara.
? Nga 78 milion euro të premtuara për rikonstruksionin e mjediseve të përbashkëta, 0 ndërtesa (pallate) të rikonstruktuara gjer më sot.
? Vetëm inceneratorët dhe PPP-të korruptive të mafias qeveritare marrin VËRTET para nga ER.
? Një qeveri që orvatet të mbulojë FAKTET me VIDEO 3D, është një qeveri që po vjedh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here