Fatura e spastrimeve dhe emërimeve të ‘Rilindjes’ në administratë shkon dhjetëra milionë euro

0
88

Spastrimet në administratën shtetërore me qëllim punësimin e njerëzve besnik të Rilindjes në këtë vit paraelektoral, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mjaft shtrenjtë.

Nga të dhënat zyrtare të vetë ministrisë së Financave mësohet se vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2020, fatura e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga institucionet publike ndaj individëve që kanë humbur punën në administratë dhe ajo e bizneseve mbi të cilat është vepruar si “Maliqi” dhe jo me ligj, arrin vlerën e frikshme prej rreth 6.8 miliardë lekëve apo 55 milionë eurove.

Mësohet se gjysma e faturës, apo rreth 57.8 për qind e këtij stoku detyrimesh, i referohen detyrimeve për vendime gjyqësore që buxheti i shtetit duhet të paguajë në favor të palëve fituese për ish punonjës të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë, apo për dëmshpërblime për prishje objektesh në mënyrë të anti ligjore, nga ana e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.  Po ashtu, një kosto të lartë kanë edhe vendimet gjyqësore, lidhur me rimbursimin e TVSH për bizneset.

Duke nisur nga muaji dhjetor 2020, monitorimi dhe raportimi i detyrimeve i cili më parë kryhej mbi bazë tremujore nëpërmjet raportimit shkresor të institucioneve po gjenerohet automatikisht nga Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë (SIFQ). Ky ndryshim bëhet në funksion të intensifikimit të rolit mbikqyrës të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në këtë drejtim dhe monitorimin në kohë të ecurisë së detyrimeve të prapambetura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here