Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku një shtetase e huaj ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital dhe ndodhet jasht rrezikut për jetën.
Raportohet që në vendngjarjen e aksidentit është gjetur një motor dhe dyshimet e para janë se shtetasja e huaj mund të ketë qenë e shoqëruar nga një person tjeter. Pranë vendit të aksidentit ndodhet një greminë dhe dyshohet që shoqëruesi mund të ketë rënë në të.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit