Inceneratorët/ Ish-kryebashkiaku i Kavajës i kthehet Veliajt: Merru me fiqtë, po mos e kruaj me gjethe fiku lale

0
93

Ish-kryebashkiaku demokrat i Kavajës Isa Sakja i përgjigjet kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj pas akuzave të këtij të fundit se, Sakja jepte pëlqimin për ndërtimin e inceneratorit për mbetjet.

Sipas ish-kryebashkiakut të Kavajës, “plehrat që nuk po i djeg dot incineratori hipotetik i Tiranës, po i shpërndan gropa septike që ka në vend të gojës”.

Reagimi i plotë:

Sqarim per opinionin publik ne lidhje me nje dizinformim te Erion Velise.Sot

Erion Veliaj ka permendur emrin tim ne nje perpjekje te pashprese per te justifikuar abuzimet korruptive me inceneratorin e Tiranes. Duket, plehrat qe nuk po i djeg dot incineratori hipotetik i Tiranes, po i shperndan gropa septike qe ka ne vend te gojes.

Gropa propagandistiko-septike Veliaj nuk mund te me beje pis mua, pasi akti i pare, sapo hyra ne zyren e Kryetarit te Bashkise Kavaje, ishte urdheri per mbylljen e gropes se mbetjeve ne Çorum qe ishte bere vater infeksioni e helmimi e ajrit te gjithe zones se fshatrave perreth dhe faqe e zeze ne guiden turistike te Kavajes, si edhe kallezova ne Prokurori shkaktaret.

Kjo, per te kuptuar sesa paresore e pata une dhe stafi im, ceshtjen mjedisore si nje ceshtje me impakt te drejtperdrejte ne shendetin e qytetareve te Kavajes.

Po!Une kam firmosur nje marreveshje tripaleshe te inicuar e propozuar nga Ministria e Mjedisit per te depozituar mbetjet e Kavajes dhe e financuar 80% nga kjo Ministri ne Landfillin e Tiranes qe do te thote Ministria do te paguante 80% nga 29 euroshi qe eshte nxjerre ne nje kontekst sipas oreksit te pangopur ne njoftimet e Erion Veliaj per mediat.Po!Sepse perpiqeshim si staf te gjenim te gjitha rruget per te mireadministruar e mos keqperdorur parate e qytetareve te Kavajes.

Jo! Persa kohe une kam qene ne krye te Bashkise Kavaje, kjo marreveshje nuk u zbatua. Bashkia Kavaje nuk ka hedhur asnje kg mbetje ne Tirane, pasi landfilli gjate asaj kohe nuk u ndertua.

Mbetjet e Kavajes u depozituan ne Durres.Po!Jemi per bashkepunim institucional me cdo partner institucional !Jo!Nuk kemi paguar asnje qindarke nga buxheti i bashkise Kavaje per kete incenerator!

Po! Jemi kunder cdo abuzimi korruptiv me inceneratorin e Tiranes, por jo kunder sistemimit te mbetjeve me parametrat e duhur ne mbrojtje te mjedisit, ne respektim te planeve studimore te eksperteve, ligjeve ne fuqi!

Edhe nje sqarim te vogel, meqe ke demostruar dashuri per folkun e Shqiperise se Mesme:Merru me fiqte, po mos e kruaj me gjethe fiku lale!!!

“Meqë jemi në debatin e inceneratorëve, pashë sot që Bashkia e Kavajës, e cila drejtohej nga një kundërshtar i yni politik, kryetari Isa Sakja, thotë: Bashkia Kavajë, në përputhje me kontratën e koncesionit ‘Për ndërtim landfill inceneratori dhe rehabilitimi i vend-depozitave ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike’, në mënyrë të parevokueshme dhe pa kushte pranojmë dhe deklarojmë se Bashkia Kavajë është vënë në dijeni dhe ka pranuar, ka kuptuar të gjithë të drejtat e detyrimet që dalin nga kontrata dhe anekset e saj për bashkinë dhe sa më sipër: Angazhohemi për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë Kavajë, duke përfshirë edhe kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin e përpunimin e mbetjeve sipas çmimit 29 euro/ton”, do të shprehej sot gjatë një takimi elektoral në njësinë 7 në Tiranë Erion Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here