Presidenti Ilir Meta, nepermjet nje postimi ne Facebook ka shprehur publikisht urimet per gazetaren e mirënjohur, Klodiana Lala, për çmimin e parë të fituar në konkursin e BE-së për gazetarinë investigative, për shkrimin: “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”.
Postimi i plote:
Urime të përzemërta gazetares së mirënjohur, Klodiana Lala, për çmimin e parë të fituar në konkursin e BE-së për gazetarinë investigative, për shkrimin: “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”.
? https://www.reporter.al/pergjimet-zbulojne-rolin-e-krimit-…/
E përgëzoj Klodianën për punën, përkushtimin dhe kurajon e treguar, jo vetëm për të hedhur dritë mbi dosjet e Durrësit, Shijakut, Dibrës, Kavajës e Lezhës, por në tërësi mbi fenomenin kanceroz të blerjes së votave që do të marrë fund njëherë e përgjithmonë në 25 prill 2021.
Mirënjohje për të gjithë angazhimin e saj si misionare e fjalës së lirë, në funksion të informimit të drejtë e të paanshëm, gjithmonë në mbrojtje të interesit publik.
Gazetaria shqiptare ka sot më shumë nevojë se kurrë për modelin e gazetarëve të vërtetë dhe kurajozë si Klodiana Lala!