Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë në këto kohë janë të larta, për shkak të pretendimeve për zonat ekonomike në derin Egje.
Anija turke “Oruc Reis” po lundron në zonën pranë Kastellorizos dhe është futur në rrethin e kuq të marinës greke dhe priet që ti afrohet Kastellorizos me 20 milje detare.
Me anijën turke në horizont, anijet e marinës grekë janë vënë në gatishmëri dhe po monitorojnë lëvizjet e mjetit lundrues turk.
Anija turke arriti deri në 9 milje afër ishullit , duke përshkallzuar konfliktin midis dy vendeve dhe athina zyrtare dërgoi disa anije duke krijuar një murë në det, për të mos lejuar anijen të futet në pjesën greke.
Kryemistri grek Kyriakos Mitsotakis reagoi për anijet turke duke quajtur një provokim:
“Koha e këtij takimi përkon me rreziqet shtesë që fatkeqësisht paraqiten në Mesdheun Lindor nga udhëheqja turke, e cila imagjinon praktika perandorake me veprime agresive kur vizaton harta arbitrare, kur nënshkruan memorandume të pavlefshme” tha ai.