Mediat në Greqi publikojnë videon: Skafi me 1.1 ton euro drogë, u nis nga Vlora

0
106

Jane zbardhur detaje të reja për skafin me një sasi të madhe droge që u kap në Greqi.

Mediat greke raportojnë se skafi me drogë u nis nga Vlora. Ndërkaq, njëri nga skafistët e arrestuar rezulton me precedentë penale në Itali.

Marijuana kishte si destinacion Turqinë, ndërsa më herët është raportuar se autoritetet greke kishin informacion prej ditësh për sasinë e lëndës narkotike.

Në skaf u gjetën 1.1 ton lëndë narkotike e llojeve të ndryshme, e cila përllogaritet të ketë një vlerë rreth 2 milion euro në treg. Skafi i mbushur me drogë u kap nga policia greke në zonën e Mesinias në Peloponez.

Pasi u pikas, policia arrestoi skafistin dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here