Kryemadhi: Administratorët e Bashkisë së Tiranës, pazare për rindërtimin e banesave. Kemi regjistrime do t’i publikojmë

0
102

E ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me procesin e rindërtimit të banesave në Tiranë. Kryemadhi tha se administratorët e Bashkisë së Tiranës po shkojnë në banesa të qytetarëve duke i kërkuar të bëjnë deklarime të rreme sikur shtëpitë janë dëmtuar nga tërmeti me synimin për të ndarë paratë. Ajo tha se disponon regjistrime për këto abuzime të cilat do t’i publikojë ditët në vijim

Tërmeti dhe pandemia nuk janë ato të cilave ai po i përkushtohet. A e dini ju çfarë ndodh në Kashar, në Vaqarr apo Kombinat? A e dini ju që administratorë të Partisë Socialiste shkojnë dhe i thonë banorëve do marrësh 22 milion lek për tërmetin, ty nuk të është prishur shtëpia, prish një derë këtu, një mur dhe të bëjmë proces-verbalin, ti do marrësh 5 milion lekë, 15 milion lekë do i marrim ne. Dhe i pyet ai: Po si do ja bëjmë? Dhe këta që ia kthejnë: Po hajde mo vëlla se ky iku tani!
A keni raste konkrete për këtë që thoni?
I kemi raste, i kemi edhe të regjistruar administratorët dhe do t’jua nxjerrim kur t’ju vijë koha, kur të shkojë të inaugurojë shtëpitë. Abuzime të tilla të tmerrshme janë pafundësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here