Takim me Kryesinë e LSI-së/ Kryemadhi ‘mesazh’ Ramës: Në Durrës, do thyesh hundët!

0
115

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me Kryesinë e LSI-së Durrës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se ‘në këto zgjedhje kemi një garë shumë të madhe brenda partisë, për të gjetur emrat e duhur të cilët do drejtojnë LSI-në drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme’.

Kryemadhi e quajti një proces të drejtë dhe të nevojshëm zgjedhjen e ekipit drejtues në zgjedhjet e 25 prillit.

‘Kjo është një garë e mirë dhe jo e keqe, pasi ne këmi shumë figura të nderuara intelektuale si mjeke, ekonomistë të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqënies në vendin tonë’.

Gjithashtu Kryemadhi nuk harroi pa sulmuar edhe kryeministrin Rama, pasi ky I fundit e quajti LSI-në një parti të degraduar, gjatë replikave me presidentin Meta.

‘Me këtë rast përshëndes suflerët e Ramës, pasi në Durrës Rama do thyej hundët, pasi ka dashur të fyej dhe të nënshtroji qytetarët shqiptarë. Do ta kaptojë Rama sa parti e degraduar jemi, pasi zgjedhjeve të 25 prillit, ku LSI do jetë në ballë të ndryshimit që do i paraprijë vendit. Jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here