Rama si Enveri: Do ju marrë malli për mua!

0
5

“10 vjet do më shani, dhjetë vjet do më harroni, dhjetë vjet e tërë jetën do më qani”. Shprehja e famshme e diktatorit famëkeq Enver Hoxha u risoll këtë të Martë, e përpunuar, nga kryeministri Edi Rama.

Në një konferencë për gazetarët, Rama u tha atyre se “do i marrë malli për të”, kur të mos jetë më kryeministër.

“Do jua marri malli, ku do gjeni ju gazetarët tjetër si mua”, u shpreh Rama.

Kreu i Qeverisë megjithatë, parashikoi se do jetë në pushtet edhe për të paktën katër vite të tjera. Ai tha PS do të fitojë edhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here