Berisha: Zografi bis dekorohet me medalien e Arte te Vaso Çubrilloviçit…

0
249

Motivacioni: Spastrimi etnik i Shqiperise.

Nga Sali Berisha

Miq, Zografi bis dekorohet nga Beogradi per spastrimin etnik te Shqiperise me Medaljen e Arte te Vaso Çubrilloviçit dhe shpallet nga Eurostat nenkampion i zi boteror per korrikun 2020 per numrin e azilkerkuesve ne BE dmth per spastrimin e shqiptareve nga Shqiperia.

Per muajin korrik te vitit 2020 Shqiperia renditet e dyta ne bote pas Sirise se Asadit per numrin e azilkerkuesve ne Bashkimin Europian.

Keshtu numri i azilkerkuesve nga Shqiperia ne BE korrikun qe kaloi ishte dy here me i larte se sa nga Afganistani, 3 here me i larte se sa nga Somalia, 4 here me i larte se sa Iraku, 7 here me i larte se sa nga Serbia dhe 7.3 here me i larte se sa nga Bosnja Hercegovina etj,.

Shqiperia po shkretohet!

Miq, nga viti qe erdhi ne pushtet, me zbatimin e politikave te Çubrilloviçit, Edvin Kristq Zografi bis sipas Eurostat ka larguar nga Shqiperia 420000 shqiptar, prej te cileve 220000 mije kerkuan azil politik ne Gjermani dhe vendet e tjera anetre te BE. Sipas gazetes Le Monde largimet nga Shqiperia gjate viteve te qeverisjes se Edvin Rames jane me te medha sesa ato te viteve 90-92.

Keshtu, Shqiperia per periudhen 2014-2020 sipas Eurostat ze vendin e pare ne bote per numrin e azilkerkuesve ne BE me gjithsej 220000 vete por dhe si emigrim ne teresi me 430000 vete.

Ajo del perpara cdo vendi tjeter ne bote dhe renditet edhe vet para Sirise se Asadit.
Vetem ne vitin 2018, sipas zyres federale te statistikave te Gjermanise nga Shqiperia shkuan ne kete vend 1130 mjeke pra aq sa jane diplomuar ne kater vite mjeke tek ne.

Kjo eksode masive eshte rezultat direkt i poltikave te spastrimit etnik te shqiptareve sipas doktrines se Çubrilloviçit nga Zografi bis.

Ne zbatim te kesaj doktrine Zografi Bis:
1-vret çdo minute, çdo ore, çdo dite shpresen shqiptareve
2-ne 7 vite ky shpresvrases jo vetem qe nuk rriti por per shkak te inflacionit uli me 30% rrogat e shqiptareve.
7 vite me pare rrogat ne Shqiperi ishin me te larta se sa ne Bullgari, Rumani, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova kurse sot Shqiperia ka rrogen mesatare me te ulet ne rajon.

Sot mjeku, imfermierja, polici, ushtaraku ne Kosove marrin rroga 70-100% me te larta se ne Shqiperi. Numri i te varferve eshte katerfishuar krahasuar me vitin 2013.
3-ne 7 vite ky shpresevrases ka investuar ne te gjitha rrethet e Veriut te marra se bashku pra ne tre qarqe me pak se sa ka investuar ne rrethin e Tepelenes. Ndaj dhe shperngulja me masive e shqiptareve eshte nga zonat veriore dhe verilindore te vendit.
4- Ne 7 vite ky shpresevrases ka investuar ne rruge, shkolla, qendra shendetesore, sherbime, ferma, ujesjellesa te Shqiperise rurale 30 perqind me pak se sa ne qytetin e Durresit per te ndare parate me Gjushin. Ai rrenoi me shpejtesi sistemin e kujdesit shendetesor, arsimor dhe te sherbimeve ne teresi.
5-Vetem ne nje vit sipas statistikes zyrtare, ne funksion te debimit te shqiptareve nga vendi i tyre ai arrestoi 38 mije qytetare shqiptar si asnje vend tjeter ne bote. Vetem per faturat e energjise pra per çeshtje civile si ne asnje vend tjeter ne planet u arrestuan 22 mije shqiptare, dhe miijra e mijra te tjere per faturat e ujit dhe shkaqe te tjera civile.
6-Ne keto 7 vite ai shkaterroi shtetin ligjor, sigurine juridike, sistemin e drejtesise i zevendesoi me narkoshtetin e pare dhe te vetem ne historine e Europes.

Shqiperine e shendroi ne vendin e karteleve te droges, qendren operacionale te krimit te organizuar nderkombetar, vendin me te korruptuar ne Europe dhe njerin prej me te korruptuarve ne bote!

Me te gjitha keto Edvin Kristaq Zografi ka spastruar nga Shqiperia me shume qytetare se sa luftrat civile ne Siri apo Afganistan dhe Irak. Prandaj ai eshte dekoruar nga Beogradi me Medaljen e Arte te Vaso Çubrilloviçit.

Çdo shqiptar qe e ndjen veten te detyruar ndaj ketij vendi duhet te ngrihet me te gjithe guximin per te shporrur nje minute e me pare Edvin Kristaq Tradhetarin. sb

Image may contain: 1 person
Image may contain: text that says '5:30 < 4G E 9.10.20, 5:28 PM APLIKIMET PER AZIL PER MUE BANORE KORRIK 2020 All Media Siria MONITOR Shqiperia 4.9 Gjeorgjia 17.7 14.4 Venezuela 13.3 Kosova 10.2 Afganistani 9.7 Guinea 7.8 Somalia 6.5 Kolumbia 5.9 raku 4.4 Maqedonia 3.5 Serbia 2.6 Bosnia-Herc 2.4 Turgia 1.7 Iran Pakistani 0.7 Nigeria 0.6 Maliizi 0.6 Rusia 0.5'
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here