A u vendosën maskat me detyrim për ti blerë një kompanie miliona maska?!

0
134

Qeveria vendosi që duke filluar nga kjo e hënë maskat janë detyrim ligjor, kudo. Sapo të dalësh nga dera e shtëpisë duhet vendosur maska! Vetëm në lokale jo.

Por a kishte nevojë për këto masa drastike, që vendosi kryeministri?

Shumë specialistë të shendetsisë shprehen se “jo”, siç ka edhe dyshime të forta se kjo u bë për ti shitur 5 milion maska një kompanie pranë qeverisë, maska që janë gati të hidhen në treg.

Duke ditur se diku te 1.5 milionë shqiptarë do jenë të detyruar të vendosin maskat ose gjobiten nga shteti, dihet se një maskë nuk shërben për një muaj, atëhere do jenë miliona maska të cilat do të shiten në Shqipëri.

Sipas të njëjtit burim thuhet se nga biznesi i maskave, të cilat qeveria i vendosi me detyrim, fitimet shkojnë disa milionë euro.

Nuk dihet nëse qeveria do ta përgënjështroji këtë akuzë, por burime të tjera nga radhët e opozitës thonë se do të nxjerrin ngarkesat me miliona maska që po prodhohen si dhe importohen nga firma në fjalë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here