Tabaku : Ndryshe nga propaganda, Shqipëria reale është ajo e 38 mijë bizneseve të mbyllura

0
183

Ish-deputetja e partisë Demokratike, Jurida Tabaku ka reaguar  ndëpërmjet një postimi në Facebook për situaten e rënduar ekonomike me të cilat po përballet vendi. Sipas saj, ndryshe nga vendet e rajonit shqipëria ka pagat më të ulta në rajon dhe paguajnë po ashtu më shumë taksa.

“Shqipëria e pagave më të uleta në rajon!

Shqipëria reale sot është ajo e 38 mijë bizneseve që mbyllen e 97% e shqiptarëve që paguajnë me shume taksa. Shqipëria e shtresës së mesme të nëpërkëmbur, e dijes së mbitaksuar. Shqipëria e borxhit publik 90%.Shqipëria e atij që punon njësoj si fqinjët por merr rrogën mesatare më të ulët se kushdo në rajon.” theksoi ajo.

Më pas Tabaku shtoi se në vitin 2017 Rama vendosi që biznesi me xhiro me 2 milion lekë të paguajn TVSH, duke u dëfishuar koston prej 2000 mijë euro në vit dhe këto para do ti kalojnë oligarkëve të qeverisë. Gjithashtu ajo nënvizoi se në ndërtimin inceneneratorin te Fierit u shpërduruan rreth 16 milion euro për një godinë e cila është bosh.

“Edi Rama qe sot gjoja ka shqetësim biznesin e vogël eshte njeriu qe keqperdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit. Eshte i njejti qe e shndërroi qeverinë në postiere të interesave të oligarkëve në kurriz të bizneseve të vogla. Të njeriut që mbylli mbi 50 biznese në ditë për dy mandatet e qeverisjes së tij.

Ne ditet me te veshtira te shqiptareve, ne kulmin e krizes dhe pandemise Edi Rama vazhdonte të jepte miliona euro për koncesionet. Jo me larg se dje, kryeministri qe sot i rikthehet premtime te vjetra te pambajtura, ka paguar 24 mil euro per inceneneratorin e Fierit, qe eshte thjesht nje godine bosh.

Kryeministri që mbylli shitoret dhe marketet e lagjes për t’i dhënë pushtet oligarkëve. Njeriu që uli tavanin e blerjeve online vetëm për t’i bërë nder oligarkëve të vendit.” tha ajo.

Më pas Ish-deputetja deklaroi që shpresa e vetme mbetet për shpëtimin e biznesit është largimi i Rilindjes nga pushteti në 25 prill.

“Kush mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia?! Askush!

Me të vërtetë Rilindja është e keqja më e madhe por dhe belaja më e madhe që u ra për pjesë shqiptarëve. Nga ky zullum e bela do të shpëtojnë në 25 prill.” shkruan ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here