Autoritetet në Belgjikë kanë urdhëruar këtë mëngjes mbylljen e të gjitha bareve dhe kafeneve për të paktën një muaj.
Kjo masa është marrë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, raporton BBC.
Zyrtarët belge thonë se Brukseli është një ndër qytetet më të infektuara.
Sipas presidentit rajonal, një person nga çdo shtatë të testuar, rezulton pozitivë.
Kafenetë dhe baret janë përshkruar si pika të nxehta të infektimeve, ndërsa restorantet lejohen të qëndrojnë të hapura.
Ndërkohë bëhet e ditur se edhe një pjesë e qeverisë rajonale në Bruksel është izoluar, për shkak se një prej zyrtareve ka rezultuar pozitivë.