“Ik or dreq, lëpin këpucët e qeverisë” plas keq debati mes Gjekmarkajt dhe Spahiut

0
181

Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes juristit Kreshnik Spahiu dhe analistit Agron Gjekmarkaj.

Debati mes tyre ndodhi kur Spahiu tha se Meta po I bën presion Bashës që të rrisë vlerën e LSI-së.

Pjesë nga debati:

Spahiu: Meta i bën presion Bashës për të rritur vlerën e LSI që të marrë sa më shumë vende në listë. Meta i thotë Ramës që do bëjë  protestam, pra i ushtron presion Bashës për protagonizmin e opozitës.

Gjekmarkaj: Ju keni provuar të merreni me politikë dhe keni dështuar. Keni provuar të keni marrëdhënie të mira me Berishën, Metën, Bashën dhe keni dështuar. Tani jeni në një pozicion atje në Gjermani, si emigrant.

Spahiu: Agron, po nuk është e hijshme kjo.

Gjekmarkaj. Po ik o dreq, rri si analist i pavarur dhe lëpin këpucët e qeverisë. Unë nuk e fsheh që jam kundër qeverisë dhe që jam i djathtë. Jo si ti që hiqesh si i pavarur dhe i shërben qeverisë.

Spahiu: Ke hallin e listës.

Gjekmarkaj: Skam hallin e asnjë liste. Nuk jam në asnjë listë unë. Edhe pasuroje pak fjalorin se kështu e ke të varfër.

Spahiu: Sillini një pasqyrë Agronit të shohi veten…

Gekmarkaj: Është turp që të kem ty përballë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here