“Kapja e Trashëgimisë nga pushteti”

0
3

 

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit nuk tërhiqet nga deklaratat e saj, dhe qëndrimi për të mos lëshuar pe ndaj pushtetit të dubluar: Ramaj- Veliaj, për të mbrotjur e përkrahur kauza që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe historike. Në një deklaratë, dje, Aleanca është shprehur se përpjekja mbrojtur Teatrin Kombëtar si pjesë jo vetëm e trashëgimisë Kombëtare por edhe asaj Europiane, nuk ka qënë vetëm fizike por edhe juridike

 

 

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit nuk tërhiqet nga deklaratat e saj, dhe qëndrimi për të mos lëshuar pe ndaj pushtetit të dubluar: Ramaj- Veliaj, për të mbrotjur e përkrahur kauza që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe historike. Në një deklaratë, dje, Aleanca është shprehur se përpjekja mbrojtur Teatrin Kombëtar si pjesë jo vetëm e trashëgimisë Kombëtare por edhe asaj Europiane, nuk ka qënë vetëm fizike por edhe juridike. Në agoranë që u ngrit në sheshin e Teatrit për dy vjet e gjysëm, aktivistët e Aleancës kanë folur jo vetëm për problemet e Teatrit, por edhe pse nuk funksionojnë institucionet shtëtërore dhe për rrjedhim demokracia në Shqipëri. Por njëkohësisht prodhuam edhe dokumenta, dosje teknike për vlerat e trashëgimisë që bartte Teatri Kombëtar. Bëmë përpjekje konkrete, profesionale për ta shpëtuar Tearin Kombëtar si trashëgimi kombëtare. Ja deklarata e plotë e Aleancës, që sjell në kujtesë gjithë rrugëtimin e luftës së tyre në mbrotje të trashëgimisë: “Përpjekja jonë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar si pjesë jo vetëm e trashëgimisë Kombëtare por edhe asaj Europiane, nuk ka qënë vetëm fizike por edhe juridike. Në agoranë që u ngrit në sheshin e Teatrit për dy vjet e gjysëm folëm jo vetëm për problemet e Teatrit, por edhe pse nuk funksionojnë institucionet shtëtërore dhe për rrjedhim demokracia në Shqipëri. Por njëkohësisht prodhuam edhe dokumenta, dosje teknike për vlerat e trashëgimisë që bartte Teatri Kombëtar. Bëmë përpjekje konkrete, profesionale për ta shpëtuar Tearin Kombëtar si trashëgimi kombëtare.

Në shkurt të 2018 kur filloi protesta për mbrojtjen e teatrit në fuqi ishte ligji nr.9048, i cili në nenin 31 të tij përcakton se:

Pronarët dhe përdoruesit kanë të drejtën e propozimit për shpalljen e një objekti ”Monument Kulture”. Propozimi i drejtohet ministrisë së linjës, në këtë rast Ministrisë së Kulturës.

Bazuar në ligj aktivistët menjëherë dorëzuan dokumentin e plotë tekniko – ligjor për dhënien status “Monument Kulture” Teatrit Kombëtar. Hartuam edhe një peticion për këtë qëllim dhe arritëm të mblidhnim mbi 20.000 firma, fizikisht dhe në formë elektronike.

Paradoksalisht kërkesa jonë u refuzua në mënyrë të njëanshme dhe pa krijuar dialog nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Por menjëherë pas refuzimit të kërkesës sonë Ministria e Kulturës, miratoi ligjin 27/2018 që mban datën 17 maji 2018(i cili shëmbi teatrin fiks dy vjet më vonë në 17 maji 2020).

Një ligj, i cili u financua nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), që eleminoi njëherë e mirë të drejtën e qytetarëve e grupeve të interesit për propozime në fushën e trashëgimisë për shpalljen e objekteve që bartin vlera për tu shpallur “Monument Kulture”.

Ndërkohë Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ekziston fare. Ndaj për t’i bërë ballë një të keqeje e cila ka filluar të institucionalizohet, duhet reagim i fortë i grupeve të interesit, duhen forcuar institiucionet për interesat kombëtare dhe jo për interesat e pushtetit.

Për dy vjet e gjysëm i artikuluam të gjitha problemet e mbarëvajtjes së demokracisë që shpërfaqi Teatri Kombëtar në agoranë që krijuam në sheshin e tij. Energjia e të gjithë forcave të trashëgimisë, të intelektualëve dhe aktivistëve që u investuan aty me pasion dhe ndërgjegje të pastër nuk mund të shkojë dëm. Ligjet që përjashtojnë grupet e interesit nga vendimarrja për qëllime përfitimi të një grupi njerzish duhet të ribëhen. Institucionet e së nesërmes, duhet të ngrihen mbi një tjetër mentalitet, atë të shërbimit ndaj vendit dhe jo interesave të një grushti njerzish të veshur me pushtet.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here