Gazetarja debaton ashpër me Pjerin Ndreun: A kishte hashash kur ju ishit drejtues në Lazarat?

0
163

E ftuar në studion e Open, gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha,  tha se në rrugë jo zyrtare mendohet se në të gjithë Shqipërinë janë asgjesuar rreth 100.000 rrënjë kanabis.

Më tej ajo iu drejtua kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Nderu dhe e pyeti se kur ky i fundit ka qenë drejtues policie në Lazarat si ka qenë situata e kultivimit të hashashit.

Anila Hoxha:  Zoti Nderu ju keni qenë drejtues policie në Lazarat, si ka qenë situata e hashashit?

Pjerin Nderu: Ka qenë zero, në 99-2000.

Anila Hoxha: Çfarë ndodhi përse u zgjerua harta? E shpërndau era këtë gjë?

Pjerin Ndreu: Në Lazarat është bërë një aksion më vonë nga forca të ndryshme që datojnë në 2003-2004.

Eni Vasili: Jemi në progres apo regres.

Pjerin Ndreu: Jemi në progres. Tani ka parcela sporadike, e jo në masë të madhe. Janë masat parandaluese, sepse dhe ai plan me atë ka të bëjë. Ka edhe raste kur ka dalë jashtë vëmendjes së strukturave të policisë. Në qoftë se ka ndodhur në Malësinë e Madhe, aty kanë qenë apo ka ndodh, kanë policët e zonës dhe kryeplaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here